Menaxhimi i mbetjeve, ministrja Kumbaro: Këtë vit jemi shumë më pastër

0
50
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, ka marrë pjesë sot në Forumin e Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve dhe Ekonomisë Qarkulluese.

Në fjalën e saj Kumbaro u shpreh se këtë vit vendi ynë është shumë i pastër, krahasuar me vitet e kaluara, por sërish menaxhimi i mbetjeve nuk është në pikën ku e kërkon standardi.

“Jemi shumë më mirë, më pastër, por nuk jemi atje ku na kërkon standardi që e kemi vendosur vetë. Menaxhimi mbetjeve këtë vit është sjellë në vëmendje të opinionit publik. Sa më shumë shtohet ekonomia, aq më shumë shtohen mbetjet. Ia dolëm këtë vit me programet e ministrisë mjedisit dhe përkrahjen e bashkive, që të mbyllim 15 venddepozitime të paligjshme.

Kemi fituar disa beteja me mbetjen, por jemi ende këtu për fituar luftën me këto. Nuk jam ndjerë mirë kur si  ministri kemi aplikuar gjoba për disa bashki, por ky është detyrim. Është për të ardhur keq kur shikon tani në vjeshtë pirgje me plehra në vende të gjelbëruara. Jemi ende shumë dobët me riciklimin dhe tani është koha për një tjetër revolucion”, u shpreh Kumbaro.

Ministrja e Turizmit ka  nënvizuar se që të rritet turizmi, menaxhimi i mbetjeve urbane duhet të jetë prioritet i çdo bashkie.

Duhet rritur shkalla e menaxhimit të mbetjeve. Sot më shumë se kurrë të nxisësh turizmin duhet të kemi prioritet pastrimin e fshatrave dhe qyteteve. Ja dolëm në këtë vit me forcat e bashkive dhe me mbështetjen e ndërkombëtarëve. Që të mbyllim 15 vend depozitime të paligjshme, që ishin plagë për vendin tonë. Janë ende pak nga atë që kemi trashëgimi në 30 vite.” tha Kumbaro.

Zjarr Tv Ad