Mesila Doda kërkesë kryetares së Kuvendit: Kërko hapjen e dosjeve për 140 deputetët e parlamentit

0
69
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetarja e grupit parlamentar për Demokraci dhe Integrim, Mesila Doda, i kërkoi nga foltorja e parlamentit kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, që të bëjë një kërkesë zyrtare për hapjen e dosjeve për secilin nga deputetët aktual.

Doda tha se dosjet duhet të hapen për çdo ligjvënës në mënyrë që të merret çdo informacion i nevojshëm për të shkuarën e tyre dhe atë çfarë ata kanë bërë në kohën e komunizmit.

“E nderuar zonjë kryetare e Kuvendit, bëji kërkesë Autoritetit të Dosjeve që të hapë të 140-të emrat që janë këtu në këtë parlament. Të hapen dosjet për secilin nga ne, do të duhet të kemi informacion kush është e kaluara jonë, çfarë kemi bërë në të kaluarën dhe pse sot sillemi në bazë të asaj që kemi pasur dhe nuk kemi pasur në të kaluarën. Është një kërkesë zyrtare që ia bëj nga foltorja e Kuvendit dhe do të doja të kisha një përgjigje zyrtare”, tha Doda.

Gjatë fjalës në parlament Doda shprehu gjithashtu votën e saj pro për projektligjin që pritet të kalojë këtë të enjte në Kuvend në lidhje me hapjen e dosjeve.

“Unë do ta votoj ligjin e sotëm padyshim. Çdo ligj i cili sjell hapjen dhe afron drejt së vërtetës do të duhet që të përkrahet dhe të aprovohet nga të gjithë ne. Por po ju them që kjo nuk është një qasje e plotë pasi ky parlament duhet të ndërmarrë disa hapa të tjera. Rumania ndërtoi një komision Paralamentar qysh në fillim të tranzicionit dhe dënoi komunizmin me një akt politik, ne nuk e bëmë kurrë këtë akt.

Sot duhet të bëhemi të gjithë bashkë të majtë dhe të djathtë dhe të ngremë një Komision Parlamentar ku të kuptojmë të gjitha dëmet e mëdhaja në ashtë që i janë bërë këtij vendi. Ende demokracia është si një ndërtim pa leje për të gjithë liderat tanë, pasi ende nuk kemi dënuar një herë të vetme atë që komunizmi ka mbjellur në secilin prej individëve që sot drejtojnë. Gjëja e dytë ka lidhje për memorien historike, që duhet t’ia mësojmë fëmijëve tanë ush ishte kjo e kaluar, po duhet të futet dhe në tekstet shkollore”- shtoi Doda.

Zjarr Tv Ad