Rama-opozitës: Jeni në adresë të gabuar nëse merreni me mua dhe komunizmin! Shërbëtori që lëpihej për tu futur në bllok është….

0
55
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama mbajti në parlament një fjalim me tone të larta teksa fliste në lidhje me projektligjin për hapjen e dosjeve.

Ai tha në fjalën e tij se të gjithë deputetët e PD-së që merren për të gjetur lidhje mes tij dhe komunizmit janë në adresën e gabuar.

“Jeni në adresën më të gabuar të mundshme nëse merreni me mua dhe komunizmin.

Bijtë i rrëzojnë baballarët. Po të mos ishin bijtë nuk ishte vrasja e babait dhe po mos të ishte vrasja e babait nuk do të kishte as revolucion, as ndryshim.

Kur unë luftoja me babain ti vrisje gjelat e detit. Shërbëtori i komunistëve që lëpihej për tu ftur te blloku, për të kap ndonjë vend te cepi i varkës drejton sot partinë anti-komuniste. Në atë sallë nga ku ika unë, ka pas shumë dëshmitar dhe fjalia që unë u thashë para se të ikja ishte “ore ju i keni dorëzuar teserat e partisë përpara se të vinit këtu”. Kapuni fort mbas dinjitetit, po ju tregoj ju që jeni në adresën më të gabuar sepse po t’i hymë dhe më thellë mirë në retorikën antikomuniste jeni të mjerë. Akoma merreni Enver Hoxha komunist, ata janë ohu kanë ikur.

Për ju kjo puna e komunizimit është si doping, po s’morët pak që të rrotulloni gjuhën nuk flisni dot.

Në test nuk jam unë, në test jeni ju dhe e keni humbur. Sepse ju keni hyrë në një histori që kush tregon më shumë antikomunista. Jeni të mbaruar që të gjithë!”, tha Rama.

Zjarr Tv Ad