Meta nxjerr shkrimin e mediave kroate që zbulojnë si dështoi projekti i investitorit arab

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për shkrimin e publikuar nga mediat kroate, të cilat thonë se si qytetarët dhe opozita në Zagreb kanë fituar në përpjekjen për të rrëzuar një projekt të qeverisë në Kroaci për të ndërtuar atë që do të quhej Manhattan i Zagrebit.

“Gënjeshtra që nuk zgjati një ditë!”, thekson Meta në reagimin e tij në rrjetet sociale të shoqëruar me foto nga shkrimi në media që nxjerr zbuluar se si në Kroaci u zbulua plani i fshehtë i qeverisë me këtë projekt.

Meta gjithashtu ka publikuar dhe një postim ne Twitter te kryeministrit Rama qe i referohej si sukses projektit te investitorit Alabbar ne Kroaci.

Pas këtij projekti fshihej Muhamed Alabar, investitori arab që synon të ndërtojë gjithashtu portin e jahteve në Durrës, aq shumë të kontestuar nga opozita shqiptare.

“Plani i kryebashkiakut Bandiç për t’i dhënë një kompanie private më shumë se një milion metra katror tokë të vlefshme të qytetit brenda Qendrës së Panairit të Zagrebit dhe hipodromit aty pranë ka dështuar përfundimisht, thanë katër shoqwri civile pasi kreu i departamentit të Ekonomisë së qytetit, Mirka Joziq, konfirmoi për të përditshmen Jutarnji List se planet për projektin nuk ekzistojnë më pasi ndryshimet në planin e qytetit që mundësojnë projektin nuk janë miratuar’.

Mediat kroate shkruajnë gjithashtu se pas presionit të shumtë, u publikua marrëveshja për këtë projekt që nxirrte në pah se kryebashkiaku Milan Bandić donte t’u jepte arabëve gjithçka, duke përfshirë pronësinë e tokës më të shtrenjtë në vend, një skemë e ngjashme me atë të projektit të Durrësit në vendin tonë.

Genjeshtra

Zjarr Tv Ad