Mimoza Ahmeti u dënua për ndërtim pa leje, e bija: Rama, një ‘gentleman’

0
177
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Eir Plasari, vajza e poetes Mimoza Ahmeti komentoi në emisionin Good Morning Albanians, në Euronews Albania dënimin e nënës së saj për ndërtim pa leje.

Teksa theksoi se gjithçka ndodhi për çështje burokratike, ajo falënderoi kryeministrin Edi Rama për ndërhyrjen, duke e quajtur një xhentëllmen.

“Situata nuk ka qenë shumë e bukur, por janë gjëra që ndodhin. Për çështje burokratike jemi gjendur në një situatë jo të bukur. E falenderoj Ramën për reagimin, është treguar një xhentëllmen”, tha Plasari.

Poetja Mimoza Ahmeti u dënua për ndërtim pa leje nga gjykata pasi rindërtoi shtëpinë që i ishte prishur nga tërmeti në të njëjtën vend ku e kishte pasur në Petrelë.

Lidhur me këtë ngjarje reagoi edhe kryeministri Edi Rama duke kritikuar ashpër Prokurorinë që siç tha, pas një këngëtari, duke iu referuar Bojken Lakos, dënon me zell një poete, në vend të merret me miliona dollarë ndërtime të paligjshme.

“Pas një këngëtari ja edhe një poete, që dënohet me zell nga pikërisht Prokuroria e Tiranës, ku dosjet e denoncimeve nga organet shtetërore për ndërtime të paligjshme për qëllim fitimi apo për evazion fiskal me miliona USD dhe për pastrim të miliona USD, flenë të patrazuara”, shkroi Rama në rrjetet sociale.

Zjarr Tv Ad