Meta: Popullsia po tkurret si asnjë shtet tjetër në Europë, koha që shqiponjat të kthehen në folenë e tyre

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Republikës Ilir Meta, shprehet se Shqipëria po tkurret dhe po plaket me ritme thellësisht dramatike, si asnjë shtet tjetër në Europë.

Përmes një postimi në Facebook, Meta duke iu referuar studimit të ‘The Economist’ shkruan se nëvitin 2100, popullsia e Shqipërisë do të jetë vetëm 860 mijë banorë.

Për Metë, kjo është një trishtim i madh, dhe se koah është tani për të rikthyer shpresën dhe besimin se vendi ka diel për të gjithë e jo vetëm për disa.

Sipas tij, është koha që shqiponjat të kthehen në folenë e tyre.

Postimi i Presidentit Meta në Facebook

Shqipëria po tkurret dhe po plaket me ritme thellësisht dramatike, si asnjë shtet tjetër në Europë.

Në studimin e publikuar së fundmi nga “The Economist”, varianti pesimist parashikon që në vitin 2100, popullsia e Shqipërisë do të jetë vetëm 860 mijë banorë.

Shpejtësia e plakjes është gjithashtu tronditëse: mosha mesatare sivjet është 37.2 vjeç, por pas 10 vjetësh parashikohet të rritet në 42.1 vjeç.

Trishtim më të madh nuk mund të ketë!

Një vend i bekuar nga Zoti me bukuri të jashtëzakonshme dhe pasuri natyrore që jo shumë vende në botë i kanë, po braktiset gjithmonë e më shumë.

Edhe pse qeveritë në planin afatshkurtër mund të përfitojnë nga emigrimi pasi kështu ulen fiktivisht treguesit e papunësisë apo mund të rriten të ardhurat nga remitancat, në perspektivë mosadresimi i menjëhershëm dhe në mënyrë agresive i këtij fenomeni do të kishte pasoja katastrofike sidomos për një vend si i yni.

Koha është tani për të rikthyer shpresën dhe besimin se Shqipëria ka Diell për të gjithë dhe jo vetëm për disa.

Koha që shqiponjat të kthehen në folenë e tyre!

Zjarr Tv Ad