Meta reagon sërish: Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme nuk mund të kthehet në autoshkollë

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Replikat, debatet dhe reagimet kanë qenë të shumta kohët e fundit lidhur me vendimin e marrë nga Presidenti  për mosdekretimin Gent Cakajt si ministër i Jashtëm.

Ndodhur në këtë situatë ka reaguar sërish Presidenti Meta, me anë të një statusi në rrjetet sociale  Facebook’.

Meta sugjeron që Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë nuk mund të kthehet në autoshkollë, ndërsa me ironi shton se “ustai i madh kërkon të mësojë “gjeniun” si të ndryshojë kufijtë e të gjithë Ballkanit Perëndimor”.

REAGIMI I METES
Sot, në momente të rëndësishme të sfidave tona rajonale, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë nuk mund të kthehet në autoshkollë 🚗 ku ustai i madh kërkon të mësojë “gjeniun” si të ndryshojë kufijtë e të gjithë Ballkanit Perëndimor.

Partia Socialiste ka kapacitete të jashtezakonshme në fushën e politikës së jashtme dhe Shqipëria ka shumë diplomatë të sprovuar, të cilët mund të vendosen në drejtimin e politikës sonë të jashtme, pa kaluar nga autoshkolla 🚗 e ndryshimit të kufijve në gjithë Ballkanin Perëndimor.
Shqipëria🇦🇱 do jetë gjithmonë faktor paqe e stabiliteti në rajon.
Shqipëria🇦🇱 do ketë një lidership të besueshëm edhe në kryesimin e OSBE-së.
SHQIPËRIA E PARA.🇦🇱

 

Zjarr Tv Ad