Meta: Respektimi i pakicave dhe minoriteteve, vlerë e shtuar

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti Ilir Meta, së bashku me kryeparlamentarin e Maqedonisë, Talat Xhaferi, Kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev dhe Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti dhe liderin e PDSH-së, Menduh Thaçi morën pjesë dhe ndoqën koncertin festiv të mbajtur mbrëmjen e djeshme në Shkup me rastin e Ditës Kombëtare të Alfabetit të Gjuhës Shqipe dhe 110-vjetorit të Kongresit të Manastirit.

Koncerti festiv u mbajt në kujdesin e veçantë të kryeparlamentarit të Maqedonisë Xhaferi dhe të kryeministrit Zaev nën moton domethënëse: “Për ne dielli lind në Perëndim”.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Presidenti Meta u shpreh se, “Është kënaqësi që në

këtë përvjetor jubilar, edhe në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë u miratua ligji për përdorimin e gjuhës shqipe, si vullnet i përbashkët për bashkëjetesë dhe mirëkuptim për të gjithë qytetarët e vendit të tyre”.

Duke vënë në dukje se ky vit shënon edhe 550-vjetorin e ndarjes, jo nga jeta, “por i vulosjes së përjetësisë së Gjergj Kastriotit, Skënderbeut, Heroit Kombëtar të shqiptarëve, por edhe të Europës”, Presidenti Meta nënvizoi faktin se “jeta, vepra dhe luftërat e tij janë udhërrëfyesi më i mirë për të gjithë ne, për identitetin dhe përcaktimin tonë europian.”

“Ky vit, ka qenë një vit i sfidave të mëdha, por edhe i shpresave të mëdha, jo vetëm për Shqipërinë, por sidomos për Maqedoninë dhe të gjithë rajonin tonë. Parlamenti i Maqedonisë miratoi ligjin për gjuhën shqipe që është mirëpritur nga të gjithë ne. Marrëveshja e Prespës është një hap i rëndësishëm jo vetëm për Maqedoninë, por për të gjithë rajonin tonë. Për integrimet euro-atlantike, për paqen dhe sigurinë afatgjatë.

Rajoni ynë ka kaluar shumë vështirësi dhe sfida. Është koha për më shumë bashkëpunim, respekt reciprok, bashkëjetesë dhe mirëkuptim. Respektimi i pakicave dhe minoriteteve është vlerë e shtuar për të gjitha vendet e rajonit tonë”, u shpreh Meta.

 

Zjarr Tv Ad