Ministrja e re ndërpret koncesionin që do paguhej dyfish

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Është anuluar koncensioni i aksit rrugor Thumanë-Kashar, i cili ishte përfituar nga ana e kompanisë Gener 2. Lajmi është dhjënë përmes një deklarate për mediat nga ana e ministres Belinda Balluku.

Sipas ministres së sapozgjedhur Balluku fondi i ndërtimit të kësaj rruge do të shkojë për Paktin për Universitetin.

“Kam vendosur ndërprerjen e partneritetit publik privat për aksi Thuman-Kashar, dhe këto fonde do të shkojnë për “Paktin për Universitetin” për ndërtimin e infrastrukturës”, u shpreh Balluku.

Rruga Thumanë-Kashar do të ishte me gjatësi totale 20.8 kilometra, dhe do ti kushtonte Buxhetit të Shtetit rreth 226 milionë euro.

Zjarr Tv Ad