“Miqtë” e Ramës dhe vllezërit jo biologjikë të Veliajt

0
41
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Xhovan Shyti

Të gjithë ata tek të cilët ka interes i quan “miku im”. Të gjithë ata të cilët kanë në dorë fatin e karrierës së tij i quan “vëlla”. I pari i “miqve” është kryeministri Edi Rama. I dyti i “vllazërisë” quhet Erion Velia, kryebashkiaku në detyrë i Tiranës për të tretën herë.

“Miqtë” dhe “vëllezërit” e tyre jobiologjik gjenden jo vetëm brenda grigjës së racës shqiptare, por edhe jashtë saj. Të etiketuar të tillë, nga njëri e tjetri, veçanërisht në pragfushatat zgjedhore, por edhe shpërthime skandalesh të tipit të incerenatorëve, McGonigal etj. Madje, edhe këtë të fundit kryeministri e ka quajtur “miku im”, kur ende ishte në detyrën e shefit të FBI-së dhe jo në burgun federal ku mbahet aktualisht. Ndërkohë që Erion Veliaj ka deklaruar mediatikisht se Ed Ramën e ka “vëlla të madh” jo biologjik kuptohet, me të cilin komunikon çdo ditë prej 20 vitesh.

Rasti më i freskët i kësaj sjelljeje neveritëse, ku dy kokoroçët e “Rilindjes”, Rama-Veliaj, kanë shpërfaqur gjoksngrehur këtë trend, është ajo me birin e manjatit George Soros, Aleksin, i qenë prezent në Shqipëri, pak ditë më parë.

Erion Veliaj dhe Alex Soros
Pas takimit me të, në vilën Nr. 31, ish banesa e udhëheqësit të komunistëve Enver Hoxha, në një postim haberdhenës, Rama e quajti Sorosin e vogël Aleks “mik të ngushte”. Takimi me të në brenda vilën Hoxha kishte si dekor të spikatur një kremastar pothuajse në lartësinë trupore të pritësit Rama, dhe një kapot ushtarake, që të dyja relike të kohës së komunizmit.

Në kremastar, mbi kapotën ushtarake, Rama kishte varur krahun e tij të majtë, ndërkohë që tjetrin e kish varur mbi supet e Soros Juniorit. Në komentim të kësaj skene, me pinjollin e njeriut që vijon të ketë në dorë fatin e karrierës së tij politike e më tej, Ed Rama, e quajti Soros Joniorin “Mik të ngushtë”. Epitet qe e ka përdorur rëndom dhe me atin e Aleksit, George Soros, apo Soros Senior. Ja ka dedikuar epitetin “Miku im” Tony Blerit, Rexhep Taip Erdoganit, Kiriakos Miqotakisit, Princit të Arabisë Saudite Faisal Farhan Al Saud e emiratasit të bashkuar Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan ( që kanë vizituar Tiranën e të thyejnë kokën me pare), etj.,etj., “lisave” që gjykon se mund ti japin “strehim” e veçanërisht udhë ngjitjeje kulprës së ambicies së tij për karrierë…

Në ndryshim nga këta Soros Senior-it, Edi Rama, kryeministri ynë tre mandatesh, i ka ndajshtuar edhe fjalën “i ngushtë”, duke e ngjitur relacionin me të një shkallë më lartë se të tjerët, pra nga “miku im” në “miku im i ngushtë”. Cilësim ky që përveç dy meshkujve të familjes Soros ja ka atribuar dhe të tjerë “miqve të ngushtë” të tij: Toni Blerit, Bill Klintonit, Barak Obamës etj., miqve të miqve të tij, nga të cilët, hipokrizisht, piktori thotë se u frymëzua për ti hyrë politikës që ka në dorë ti ndryshoj jetën njerëzimit.

Sipas raportimeve mediatike mësohej se takimi i Ramës me “mikun e ngushtë” Aleks Soros, vinte pasi ky i fundit e kish kaluar gjithë ditën me Erion Veliajn, kryetarin e Bashkisë së Tiranës, i cili, duke mos u futur në kufijtë punëprishës të rivalitetit me “vëllain e madh” Rama, e quajti djalin e miliarderit amerikan “vëlla”. Duke e shtuar kështu në listën e qindra vëllezërve të tjerë jo biologjik, që ka bërë përgjatë këtyre tetë viteve të shkuara si kryebashkiak i Tiranës dhe që do vijojnë të shtohen më tej, gjatë mandatit të tij të tretë.

Zjarr Tv Ad