Mitsotakis “frymëzon” Fredi Bejlerin: Do kandidoj për kryebashkiak të Himarës.Tre bashki do i fitoi partia jonë

0
54
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Omonias Fredi Bejleri ka shfrytëzuar vizitën e kryeministrit grek Mitsotakis në Himarë që të shpallë zyrtarisht kandidaturën e tij në zgjedhjet për kryetar të kësaj Bashkie.

“Siç ka dalë në media opozita e bashkuar, Dropullin, Himarën dhe Finiqin ia ka lënë PBDNJ-së. Unë do jem kandidat për Himarën”, tha Bejleri.

Bejleri komentoi dhe mungesën e Jorgo Goros kryetarit të bashkisë Himarë në takim, por njëkohësisht shpalosi dhe disa nga premtimet e kryeministrit grek në vizitën e tij.

“Në çështjen e pronave nuk janë bërë hapa para, por hapa mbrapa. Për mua është jetike pa pronë nuk ka zhvillim, nuk ka kapitalizëm. Në qoftë se nuk zgjidhet sa më shpejt çështja e pronave dhe këta njerëz që janë këtu do largohen, do vazhdojë shpopullimi i Himarës dhe Shqipërisë”, tha Bejleri.

Zjarr Tv Ad