“Mondi si Leonidha, Hoti si Gavroshi”- Analiza satirike e Gjekmarkajt: Fatmir Xhafa duket më luftarak qëkur e ka thirrur Babo! Kujdesi i Ines për Doktorin na mallëngjeu! Padër Salianji…

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

NGA AGRON GJEKMARKAJ

Pader Salianji pat ditën e tij dje. Ai mbajti meshen e qëndresës dhe të adhurimit ndaj demokracisë në sallën e Kuvendit. Nga predikatorja shpërndau temjan, atë lëndë të ngurtësuar që kur ndizet lëshon aromë e tym të cilat e bëjnë djallin terbiet, të ike nga sytë këmbët.

Gjekmarkaj analiza satirike-

Ik djall , Ik djall, Ik djall përsëriste ai me zë igumenik ritualin teksa kori i veshëve psherëtinte alelulja, aleluja, aleluja. Ndërsa lutja kryhej disa deputet socialistë u bënë të padukshem. Karriget që ishin mbledhur aty ai po i purifikonte e libronte nga vesi që peshë e kohës mbi to kishte shkarkuar prej të ndënjurave të pushtetit.

Mirëpo të mazhorances paten një keqkuptim të madh. Ata menduan që seanca e cila kishte për qellim paqen, kthjellimin e përgjithshëm, esnafllekun e shpirtrave do duhej të ishte moment konflikti e përplasjesh.

Atyre Salianji që po ju fliste me gjuhen e Perëndisë si Savanarola mekatarve fiorentin u shfaqej si vete dreqi që në turren e druve duhej përcëlluar. Ndaj gardistë të shumtë herë pas here tentonin ti nduknin zhgunin e murrmë, ti hiqnin nga dora librin e shenjtë, kupën e kelkut, lisharsin e argjendtë të temjanit. Pastaj ay nga interpreues i doktrines fap doli si mbrojtës i saj mori një karrige e hodhi mbi banakun e Qeverisë aqësa tempulli u drodh si gjethe fiku nga puhiza.

Keqkuptimi

Xhemali pasi shkëmbeu me Taon dy shikime të nxehta i dha trup e shpirt keqkuptimit. U turr si një dem i tërbuar për të rimarrë karrigen e vet. Por nuk i kishte bërë llogaritë mirë.

Mondi si mbreti Leonidha i termopilasve ja ndali hovin me trupin e tij gati për sakrificë. Xhema kërkoi tjetër shteg po aty gjet Xhele Mziun si Elez i Isufin të cilit po i thoshte “dua karrigen time, dua karrigen time” po ai ja ktheu “mos e thuj dy herë atë fjalë se baj të kjaj e zeza nanë”.

Nën shembullin e Tonit që veproi më mend si debatikas edhe ai kapi një karrige nga të Opozitës dhe iku me vrap tek vendi i tij. Nasipi si njeri që ka parë botë me sy buzëqeshte dashur dhe i mbushte mendjen vetes ‘nuk bëjmë kështu për karrige ne’. Petrua leshontë nama sapo hyri, bashkë me Bujarin e Lushnjës “ju shoftë kanceri ju shoftë”. Ismeti i gëzohej punës së re mbledhjes së djersve të përpjekjeve. Antoneta me një forcë fizike të admirueshme si druvari që bën copash pyllin per pak sa nuk ja doli të çante barrikadën dhe të merrte të veten. Po aty doli Elda Hoti si Gavroshi dhe nuk la asnjë hapësire. Florenc Spahu citonte Kuranin “dashuria e tepruar ndaj kësaj botë është rrënja e gjitha të keqiave”.

Majkos, Mimi di Puccinit dhe Etildes jua ruajta deri vonë ndenjësen, duke u lutur amani more amani, po të mitë më panë vënger dhe u detyrova të terhiqem. Luan Baçi pasi dështoi të më ngarkonte në shpinë nja dy karrige, si kameraman dasmash filmonte gjithçka dhe nuk desha të mbetem si tradhetar në shirit.

Pandi erdhi dhe u ul mes meje dhe Jorides si burrë në moshë që është. U mërzita ca se atë vend e ruajtëm për Etilden.

Fatmir Xhafa u nis me yrysh dhe po me kaq shpejtësi u kthye me duar në xhepa. Qëkur e ka thirrur Babo duket më luftarak. Braçja nuk erdhi fare kur e mori vesh gjithësa. Të ma bëni me hile tha kur të gjithë të ngrihen në këmbë unë të dukem më i shkurtër. Antoneta i tha eja të ngre unë hopa. Po ai jo, jo nuk dua. Blerina therriste më zë të mbrehtë po fjalë e saj ënde shumë larg veshit të Babos mbetet. Klotilda e trazuar nga gojëligu Gazmend per do punë AZHBRJ-e fërkonte duart sebashku me Ermon e cila në vend të zemrës ka një mullar tek vaj per gijotinen e komisionit të Etikes kërkonin. Vetëm Tezja qeshte kur tymi i temjanit doli ngjyrë mavi. Kur puna u bë keq Lefko Gështënja u tha shpirtin mund të ma merrni po karriget e kesaj ane kurrë. Dash Sula u perlot. Cane Dogjani kendonte këngen e Hajredin Pashes.

Kollçaku fliste rrotull ‘mirë t’u bëhet” nuk deshet gjeneral në drejtim po axhaminj.

Elisa dukej më e nurshmja ndër gra dhe më trimja ndër burra ndersa Niko nikoqiri më i ëmbli nder burra dhe më trimi nder gra. Megjithëse naten i kishte dalë në ënderr Vangjua miki i tij i vjeter nga Durresi që i thoshte si më harrove evlat , sillmë një paketë cigare së paku. Mageriti rrinte drejt dhe qerpikun si heshtë për ta ngulur në plencin e ndonjërit kishte ngritur. Ogi mendonte pse nuk reflektuan keta qafirë mbi idetë e Kostes dhe Gramozit për opozitem që duam e kallej në dilema moskuptimi. Tao i zymtë se vartesve të tij u kishte kaluar miu nën hundë dhe i hidhte valle në pëllëmbë.

Beteja

Të gjitha iluzionet kanë një fund. Shyqyr qe erdhi Jorida me ngjyrat e saj dhe ma zbuti disi shkrumbim e athet të betejes. Keqyri rreth e rrotull nëse Lideri në perspektivë Gazi është aty?! Një eh nostalgjie leshoi dhe u ngurtesua mesoi që tek Elizeu sëbashku me Albanen dhe Kryezevendes Liderin e të tjerë luftetarë të lirisë po bëjnë plane per mesymje. Kujdesi i Ines për Doktorin e madhengjeu.

Tritani mu afrua e me të drejtë rashë dakord se ne të dy jemi katolikë tha ndaj na shkon solidariterti po jo lufta , po na hoqen një pellembë duhet të kthejmë dhe faqen tjeter. Hallall jua bëj dackat po mos më raftë per hise qerpiku i Margeritit ofshana. Dashtë Zoti e ndeshet Ina me të.

Babo kur pa që të vetet po tulaten ju çoi haberr të vetësakrifikoheshin. Të ngriheshin në këmbë me kartonet në duar si kallashnikollë në mbrojtje të njerzve dhe buzeqeshi me vete sa mirë i dukeshin pa karrika ata qerratenj që ja hëngren shpirtin. Nuk është habi që tani e tutje ti lërë në këmbë si zymbylë.

Lindites i lipsej një pikë ujë shikonte ku është Kosta i saj me Gencin e të tjerve po ata askund nuk dukeshin e ashtu me etje e vrap numeronte ligjet që aman hatri i Zotit votoheshin mes zjarrit të luftes.

Në shtepi mes rëndjes e panikut shkuam natyrisht pas bekimt të Salianjit “Zoti qofte me ju”, ku ne ja kthyem “edhe në shpirtin tënd” fati na ndihi se lexuam atë birinxhi fjalim që një nga shoqata e byrekut nuk ja doli dot ta lexontë dot në sallë. Lezet të madh emocional na shkaktoi.

Zjarr Tv Ad