Mos fërkoni barkun për vdekjet/ Debat i fortë mes Manastirliut dhe Bashës, ndërhyn garda: E morët përgjigjen në zgjedhje, keni 18 muaj që tëhiqni vallen e…

0
80
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ka pasur debate të forta në Kuvend mes kreut të PD-së Lulzim Basha dhe ministres së shëndetësisë Ogerta Manastirliu, pasi krfeu i opozitës tha se në vendin tonë ka pasur 16 mijë të vdekur më shumë, në krahasim me shifrat zyrtare.

Ministrja e Shëndetësisë, tha se opozita ka 18 muaj që hedh vallen e v*dekjes, dhe përgjigjen për këtë sjellje e kanë marrë në zgjedhjet e fundit nga shqiptarët, ndërkohë që në momentin kur Basha iu afrua foltores, ndërhyu edhe garda, për të shmangur një përplasje të mëtejshme.

Manastirliu: E keni kthyer vdekjen në refren, ka 18 muaj që tërhiqni vallen e v*dekjes. Akuzat shterpë nuk mund të jenë fakte, Shqipëria ia ka dalë edhe ndërkombëtarisht që të fitojë betejën. Lajme me të vd*ekurit është një lojë shterpë, ju ftoj të studioni më shumë kur lexoni për fatalitete.

Dhe mos fërkoni barkun kur ka fatalitete dhe një vaksinë të bërë më pak. 4.8 milionë fatalitete ka në të gjithë botën, i ka prodhuar, mos tundi shifra në ajër, vijoni me akuzat tuaja për të gjithë, e morët përgigjen në zgjedhje, qytetarët shqqiptaë ua dhanë përgjigjen.

Në seancën e sotme që po zhvillohet në Kuvend, ku është i pranishëm dhe vetë Rama, po diskutohet mbi marrëveshjen me Pfizer, për të siguruar një numër më të madh të dozave të vaksinës.

Zjarr Tv Ad