Përgjegjësi e lartë për t’u shërbyer qytetarëve/ Gledis Nano betohet si drejtor i ri: Profesion i fymëzuar nga babai im ish-oficer, Policia është pjesë e jetës sime

0
40
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gledis Nano, është betuar sot si drejtues i ri i Policisë së Shtetit. Në fjalën e tij, Nano është zotuar për t’u shërbyer me përgjegjësi të lartë qytetarëve dhe për të rritur bashkëpunimin qytetar-Polici. “Betohem për të mbajtur me nder flamurin e Policisë së Shtetit. Betohem”, tha Nano dhe më pas lëxoi fjalën që kishte përgatitur. Ai falenderoi Ministrin dhe Kryeministrin për besimin, si dhe ish-drejtorin Ardi Veliu. “Besimi i detyrës së drjetorit të Policisë, përtej privilegjit më ngarkon me përgjegjësinë për të qenë në lartësinë e detyrës, në shërbim të qytetarëve dhe në nderim me përulje ndaj mundit, sakrificës dhe gjakut të derdhur nga çdo dëshmor i përjetësuar në yll, në memorialin e kujtesës së Policisë së Shtetit.

Profesioni im nuk ishte një zgjedhje karriere, por pasion i frymëzuar nga babai im, ish-oficer Policie. Në këto dy dekada në radhët e Policisë së Shtetit, nga pozicioni më ulët e deri në detyra të larta, kam kuptuar se ky institucion është një pjesë kryesore e jetës sime, që kërkon angazhim të lartë në çdo dëtyrë”, tha Gledis Nano, drejtor i Policisë së Shtetit.

Pjesë nga fjala e Gledis Nanos:

Sfidat për Policinë janë të shumëfishta. Puna dhe rezultatet pozitive të arritura nga paraardhësi im Ardi Veliu ka nevojë të çohen përpara. Qytetarët presin nga Policia standarde të tjera reagimi dhe sjellje në zgjidhjen e problemeve të tyre. Ne do bëjmë maksimumin për t’i arritur. Në të njëjtën kohë kërkoj prej tyre ta konsiderojnë Policinë si një partner.

Roli i tyre është i pazëvendësueshëm në suksesin e punës tonë ndaj do jem gjithnjë inkurajues që bashkëpunimi qytetar-Polici sa të vijë dhe të forcohet më shumë. Prioriteti im do të jetë intensifikimi i bashkëpunimit me të gjitha agjencitë ligjzbatuese në vend, partnerët ndërkombëtarë dhe misionet që asistojnë Policinë shqiptare. Ne synojmë një Polici më të trajnuar, me kapacitet të shtuara në fushën e dixhitalizimit, mirëmenaxhim të çdo burimi njerëzor, bazuar në meritokraci, të cilat janë parakushte për një hap cilësor çka do ta rendiste shpejt Policinë shqiptare cilësisht krah policive europiane.

Unë ju garantoj se me angazhimin tim maksimal do të vazhdoj më tej në çuarjen përpara të reformave në Polici, duke synuar rritjen e aftësive profesionale dhe operacionale, në përmbushje të misionit kushtetues që ajo ka.

Zjarr Tv Ad