“Mos ik-Qëndro-Vepro!” Gazetari prezanton lëvizjen më të re politike

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari dhe analisti, Mentor Kikia, ka prezantuar ditën e djeshme lëvizjen më të re politike e cila quhet “Mos ik-Qëndro-Vepro”. Përmes një postimi në faqen e tij të “Facebook” Kikia bën me dije se një grup qytetarësh, pjesë e grupimit “Alternativa Civile” kanë nisur këtë lëvizje me qëllim parandalimin e largimit masiv të shqiptarëve, veçanërisht të rinjve, nga Shqipëria.

“Ne u bashkuam me qëllimin e vetëm, të përpiqemi të frenojmë rrokullisjen e shoqërisë tonë në një tatëpjetë fatale”, shkruan Kikia.

Gazetari thekson se do të punojnë dhe do të përpiqen që t’i japin kësaj lëvizje sa më shumë zë, nëpër media apo duke takuar edhe qytetarët drejtpërdrejt, për t’i bindur ata të qëndrojnë në vendin e tyre dhe të punojnë për ta ndryshuar këtë realitet të hidhur që prej kohësh Shqipëria është duke e vuajtur.

Nën motot “Nëse bashkia në qytetin tënd nuk punon mirë, mos braktis ti qytetin, por kërkoji llogari bashkisë!”; “Nëse qeveria jote nuk punon mirë, mos ik ti nga vendi, por kërkoi llogari qeverisë!”; Nëse elita politike e vendit tënd është e korruptuar dhe të ka vrarë shpresën, mos ik ti, por bëj që të ikin ata” ; Kikia ka kërkuar mbështetjen e të gjithë qytetarëve që të bashkohen me këtë fushatë.

Postimi i Mentor Kikisë:

https://www.facebook.com/mentor.kikia

Zjarr Tv Ad