Mosdeklarim pasurie, vetingu fundos prokurorin Ramadan Troci

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka fundosur prokurorin e Prokurorisë së Përgjithshme Ramadan Troci.

Troci njihej edhe si prokurori i ‘VIP-ve’, për shkak se ka arrestuar Ardian Fullanin dhe Shpëtim Gjikën.

Vendimi për shkarkimin e tij ka ardhur si pasojë e fshehjes së pasurisë së paluajtshme në emër të peronave të afërt.

KPK dyshon se Ramadan Troci ka në pronësi një apartament luksoz në afërsi të ish-godinës së ATSH-së, të cilin e ka arreduar në mënyrë të tillë, sa që vetëm sistemi i ngrohjes dhe ftohjes kushton mbi 70. 000 euro dhe televizori kushton rreth 20,000 euro.

“Në denoncimin e përcjellë pranë Komisionit, ndër të tjera hidhen dyshime se subjekti i rivlerësimit ka në pronësi të fshehur një apartament banimi në afërsi të ish-godinës së ATSH-së, në të cilën banon aktualisht. Lidhur me këtë apartament, denoncohet se subjekti e ka arreduar në mënyrë të tillë, sa që vetëm sistemi i ngrohjes dhe ftohjes kushton mbi 70,000 euro dhe televizori kushton rreth 20,000 euro. Në vijim ankuesi, denoncon se për posedimin e këtij apartamenti subjekti kamuflohet nga pronarët e minierave të Bulqizës, të cilëve pretendohet se u ka mbyllur shumë dosje”, thuhet në vendim. Komisioni dyshon edhe për fshehjen e disa pasurive të tjera tek Unaza e Re, si apartamente, njësi shërbimi e garazhe.

Troci nga ana tjetër nuk ka treguar një apartament me sipërfaqe 140 m², në godinën pranë Pazarit të Ri, me vlerë 140 mijë euro dhe parking 20 000 mijë euro. Komisioni pretendon se  Ramadan Troci ka fshehur një ndërtim pa leje me sipërfaqe 32 m², në një truall me sipërfaqe 450 m², në Paskuqan. Në vendimin për shkarkimin e Trocit thuhet gjithashtu se prokurori nuk justifikon një depozitë me vlerë 2,500,000 lekë si dhe blerjen e një makine “Mercedes-Benz”, viti i prodhimit 1999, me vlerë 700,000 lekë. Gjithashtu, prokurori nuk ka deklaruar gjendjet e llogarive bankare si dhe shtesat e depozitës në emër të bashkëshortes së tij.

Gjetjet

Shtatë gjetje kompromentuese mbi pasurinë e deklaruar dhe të fshehur kanë ‘fundosur’ prokurorin pranë Prokurorisë së Përgjithshme, Ramadan Trocit, duke i kushtuar humbjen e detyrës.

1) Subjekti ka mungesë të burimeve financiare të ligjshme për të justifikuar plotësisht pagesën e këstit të parë, për prenotimin e apartamentit deri në vitin 2011;

2) Subjekti ka mungesë të burimeve financiare të ligjshme për të justifikuar plotësisht pagesën e bërë për blerjen e automjetit në vitin 2008;

3) Subjekti ka mungesë të burimeve financiare të ligjshme për të justifikuar plotësisht krijimin e depozitës prej 2,500,000 lekë, në fund të vitit 2016;

4) Subjekti ka fshehur pasurinë, ndërtimin pa leje me sipërfaqe 32 m², në truall të zënë me sipërfaqe 450 m², në Paskuqan, Tiranë, ndërtim i cili sipas përgjigjes së ALUIZNI-t, rezulton me kërkesë vetëdeklarimi nga ana e tij më datë 07.11.2006.

5) Subjekti në vazhdimësi nuk ka deklaruar gjendjet e llogarive bankare, nuk ka deklaruar saktë shtesat e depozitës në emër të bashkëshortes së tij, si edhe ka kryer deklarime të pasakta lidhur me të ardhurat e përfituara.

6) Bazuar në indicie dhe të dhëna të rëndësishme, Komisioni, krijoi bindjen se subjekti është pronar de facto i disa pasurive të tjera, të listuara më sipër, të cilat janë regjistruar në emër të të afërmve dhe familjarëve të tij.

7) Vëllai i subjektit të rivlerësimit, në cilësinë e personit tjetër të lidhur, nuk justifikon me burime të ligjshme pasuritë e tij.

 

 

 

Zjarr Tv Ad