“Motra hapi sytë dhe kërkoi prindërit”/Flet djali i madh i familjes që u shua në rrugën e kombit

0
53
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Katër anëtarëve të familjes Avdijaj iu dha dje lamtumira e fundit, pasi mbrëmjen e së enjtes makina e tyre u përfshi në një aksident tragjik me një kamion, nga i cili shpëtoi mrekullisht 2-vjeçarja Violeta.

Por, vajza 2-vjeçe pasi u dërgua në spital, i hapi sytë dhe i kërkoi prindërit e saj, të cilët vdiqën në vendin e ngjarjes. Kështu rrëfen për “Gazetën Express”, Mirsad Avdijaj, djali i madh i Blerim Avdijajt.

“Njerka e ka pas motrën e vogël 2-vjeçe, por çika ka shpëtuar…Tani është më mirë edhe pse ka pas trauma. Ajo u zgjua prej traumës, e ka një këmbë të thyer, edhe në fytyrë ka pësuar lëndime. Tani është më mirë, kur i ka çel sytë ka pyet ku është mami dhe babi…Pastaj ka rënë në gjumë”, tha Mirsad.

 

Zjarr Tv Ad