‘Mrika Nikçi, Shqiponja e Kombit, më e mira e botës!’

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mrika Nikçi, 17-vjeçarja nga Peja, ka arritur të kompletojë ngjitjen e malit Carstensz Pyramide në Indonezi, duke kompletuar kështu ngjitjen në 7 majat më të larta në shtatë kontinente të botës.

Ajo tani është futur në histori si femra më e re në tërë botën që arrin të kompletojë ngjitjen e shtatë majave.

Në anën tjetër ajo së bashku me babanë e saj janë bërë shqiptarët e parë në botë që si babë e bijë kalojnë me sukses këtë mision, i cili paraqet një arritje kulminante në alpinizëm.

Ish-Kryeministri Sali Berisha duke iu referuar shkrimit të Gazeta Express i bën jehonë arritjes historike të Mrika Nikçit, e cila gjatë gjithë ngjitjeve nëpër këto male ka qenë së bashku me babain e saj, Arianit Nikçi.

“Ajo dje ka bërë historinë me ngjitjen e majës së malit Carstensz Pyramide në Indonezi”, shkruan fillimisht Berisha në facebook, teksa më tej shton: “Me këtë sukses Mrika plotësoi pushtimin e shtatë majave më të larta të shtatë kontinenteve.

Këtë sukses të jashtëzakonshëm Mrika, alpinistja e re nga Peja e ka arritur në moshë më të re se çdo alpiniste tjetër deri sot.

Shqiponjë krenare e Kombit, më e mira e dheut.

Miq, një urim të përzemërt Mrika Nikçit dhe babait të saj, alpinistit të madh Arianit Nikçi për këtë sukses historik botëror!”.

Zjarr Tv Ad