Murrizi thirrje ndaj Yuri Kim: Mos zgjidhni bashkëpunëtorë të ish-sigurimit…

0
171
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti Myslym Murrizi është drjtuar drejt ambasadores amerikane Yuri Kim duke i bërë thirrje që të mos zgjedhë bashkëpunëtorë të ish-sigurimit, për t’i emëruar në sistemin e drejtësisë së re. Gjithashtu ai tha se sistemi i drejtësisë nuk bëhet me 500 milionë dollarë investime nga amerikanët por nga institucionet e Republikës së Shqipërisë.

Murrizi i tha Kim të zgjedhë mes juristëve të maturës së parë postkomuniste dhe sipas tij jo “bashkëpunëtorë të ish-sigurimit”

“Shqiptarët e duan drejtësinë e re. Unë sjam nga ata që qaj pse është hequr lideri nga foto e një gazete. Ishalla hiqet fare nga republika. Po sjam dakord si një nga studentët e 90 sot se kam menduar kurrë që do aspirohej një drejtësi e re me 500 mln dollarë të investuar nga amerikanët që do ta bëjnë këta. Zonja KIm, 91-95 ka qenë matura e parë post komuniste në juridik, ke 25 brezash juristësh nga 95 mbylli sytë e merr e zgjidh mes tyre kë të kesh qejf një boll më me bashkëpunëtorë të ish sigurimit”– u shpreh Murrizi.

 

 

 

 

 

 

Zjarr Tv Ad