Mushkëri dhe zemër e re, mjekët italian i shpëtojnë jetën 19 vjeçares

0
67
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mjekët Italian, kanë arritur të realizojnë një mrekulli, duke i shpëtuar jetën një 19-vjeçarje.
19-vjeçarja i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale tepër të vështirë. Operacione që janë cilësuar nga ekspertët si të “jashtëzakonshme”.
Sipas medieve italiane e reja vuante nga një sëmundje shumë e rrallë, hipertensionin primar pulmonare, e cila i shkaktonte mosfunksionim njëkohësisht të muskujve të zemrës dhe mushkërive.
Kur mjekët diagnostikuan sëmundjen e të resë ata i thanë se e vetmja shpresë që ajo të mbijetonte ishte transplanti i zemrës dhe mushkërive.
19-vjeçarja dhe të afërmit e saj jetuan ditë dhe javë agonie deri sa u gjetën organet për të renë.
Ndonëse operacione të komplikuara, transplantet u kryen me sukses.

Zjarr Tv Ad