Nard Ndoka: Memet kam mësuar si t’i përdor në favorin tim

0
95
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

I ftuar në emisionin “Ka motor”, kreu i PDK-së Nard Ndoka u ndal të fliste për shumë aspekte të jetës së tij, për të cilat edhe pse është shpeshherë në vëmendjen e publikut, flet rrallë.

Fillimisht, Ndoka u ndal të fliste për fëmijërinë dhe jetën e tij personale, teksa u shpreh se përveç se është baba i katër fëmijëve dhe një person i angazhuar në jetën politike të vendit gjen gjithmonë kohë për pasionet e veta. Një ndër to ka qenë edhe libri, ku Ndoka u shpreh se që në fëmijëri ka marrë pjesë në klubet e librit dhe i pëlqente të lexonte libra jashtë kurrikulës shkollore.

Më tej ai ka folur edhe për jetën dhe përfshirjen e tij politike, teksa radhiti disa nga postet politike që ka mbajtur dhe çfarë ka mësuar prej tyre.

“Jam themeluesi i Partisë demokratike që në 1991, nuk më anëtarësoi askush, por jam unë ai që e anëtarësoi veten që në atë fillim. Kam dhënë një kontribut politik për disa vite, jam zgjedhur në vitin ’91 Kryetar i Komiteteve Pluraliste në atë kohë, ky ka qenë edhe aktivizimi im i parë politik. Më tej jam emëruar sekretar bashkie, pastaj kam kandiduar si kryetar bashkie në ’96-n dhe kam fituar si kandidat i pavarura, kjo pasi patëm një përplasje edhe me PD asokohe. Mendoj se nëse i shërben qytetarëve dhe ke një emër në politikë njerëzit të vlerësojnë”, tha Nodka.

Lidhur me faktin se nëse ka menduar ndonjëherë për tu larguar nga vendi, ai ka thënë se po, por që është i lumtur që ka qëndruar dhe ka dhënë kontributin e tij politik në vend.

“Të them të drejtën e kam menduar, nuk është se nuk e mendon njeri. Madje unë e kam menduar tamam në ’91 duke u nisur nga vështirësitë dhe pamundësitë që na ofronte jeta. Madje kam pyetur edhe dikë për pagat dhe standardet e jetës jashtë dhe nuk e harrojë kurrë shprehjen e tij, teksa më tha që na duhen vite. Atë moment e mendova, kjo edhe për të mirën e familjes dhe njerëzve të mi, por që nuk jam penduar që kam qëndruar”, u shpreh Ndoka.

Sakaq, mes të tjerash ai është ndalur edhe për një temë për të cilën njihet në publik, ajo e memeve dhe shprehjeve karakteristike të tij.

Ndoka tha se fillimisht edhe e ka bezdisur ky fakt, por që ka filluar ta kuptojë se si funksion bota e rrjeteve sociale dhe argëtimit dhe se tashme ky fakt nuk e shqetëson, përkundrazi ka filluar ta përdori në favorin e tij.

“Unë si natyrë i kam batuta dhe humorin gjithandej, humor bio Shkodre. Këto të shoqërojnë gjithandej, edhe në Parlament, shigjetimet apo batuta me kolegë apo kundërshtarë politikë. Më pas ka pasur njëfarë sulmi, baltë politike, por që i kam marrë me sportivitet dhe i kam përdorur në favorin tim. Nuk ka qenë e lehtë, kam marrë edhe eksperienca jashtë Shqipërisë se si ti kamuflojë këto batuta. Madje problemin ia kam shtruar një mikut tim italian, ku më kë këshilluar si ti përdor në përmirësimin e imazhit tim”, përfundoi ai.

Zjarr Tv Ad