Ndahet nga jeta ish-kryetari i Bashkisë Memaliaj, Syrja Hyseni

0
130
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryebashkiaku i Memaliaj, Syrja Hyseni ka ndërruar jetë pasditen e kësaj e së dieles. Lajmi i trishtë bëhet me dije nga miq të mësuesit të dalluar në qytetin jugor.

Ikja e tij e parakohshme nga jeta ka pikëlluar familjarët, të afërmit dhe të gjithë banorët e Memaliajt, të cilëve ai u shërbeu sa ishte kryebashkiak, por dhe si arsimtar.

“Lajm i trishtueshëm nga miq dhe bashkëqytetarët memaliot për ndarjen e parakohëshme nga jeta të mesuesit dhe intelektualit të nderuar, ish kryetarit i Bashkisë Memaliaj, Prof. Syrja Memo Hyseni. Ngushëllime Familjes së Tij dhe të prehet në Paqe”, thuhet në njoftimin e ndarë në rrjetet sociale.

Zjarr Tv Ad