Ndahet nga jeta ish-ministri dhe deputeti i PD: Askush nuk e kujton nga kolegët e tij

0
559
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sot është ndarë nga jeta Hasan Halili, një nga ekspertët më të mirë të bujqësisë, i cili ka qenë edhe ministër i Partisë Demokratike, madje edhe deputet i saj.Hasan Halili ka qenë një prej funksionarëve të hershëm të PD, deputet, ish ministër Bujqësie në vitet 92-97.

Ai ka mbajtur disa poste të rëndësishme në politikën shqiptare por nuk ka qenë politikan aktiv pas vitit 1997. Përcjellja për në banesën e fundit bëhet në Dukat, Vlorë ditën e sotme ora 16:00.

Mirëpo asnë nga kolegët e tij në qeveritë dhe parlament nga PD nuk e ka kujtuar kolegun e tyre. I vetmi që ka bër një dedikim për zotin Hasan Halili është gazetari Ilir Kadia. I cili në faqen e tij në rrjetet sociale shkruan:

Nderim për Hasan Halilin!

Dajë Arifi më merrte me vete si ogiç, kur mbaroja shkollën e isha në pushimet e verës, dhe unë bëja jetën e studentit me shokët e tij!Flija në konvikt,shkoja në aksion,prashisja, ngrija flamurin në sheshin ku shpërndaheshin sulmueset, kërceja valle në mbrëmjet e vallëzimit,shihja filma rusë e çekë,haja bukë me marmalatë në mëngjes e çaj me një risk djathë në darkë e … gëzoja!Oh sa shumë gëzoja!Se shokët e dajës më thoshin “Biri i Regjimentit” dhe më deshën shumë!Dhe njëri prej tyre ishte Hasan Halili që edhe kur u bë Ministër i Bujqësisë 92′-96′, kur shkoja për intervistë, ashtu më priste me dashuri sikur nipit:”Biri regjimentit!”

Sot Hasan Halili shkoi të takohet në qiell me dajë Arifin!

Regjimenti im në tokë po bëhet sa një togë!Por në qiell Regjiment ëngjëjsh!

Lamtumirë Njeriu i Mirë Hasan Halili!

22 prill 2021

Zjarr Tv Ad