Ndahet nga jeta një nga themeluesit e PD-së

0
1104
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish politikani dhe ish nënkryetari i Kuvendit në vitet 1992-1996, është ndarë nga jeta në moshën 87-vjeçare.

Tomor Malasi ka qenë një nga themeluesit e PD-së dhe një figurë e rëndësishme e kësaj partie.

Ai ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

Malasi ka shërbyer si nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë prej 4 vitesh, duke nisur nga viti 1992 deri në vitin 1996.

Gjithashtu Malasi ka qenë kryetar i Bashkisë Tiranë për një vit, përkatësisht nga viti 1991 deri në vitin 1992.

Ceremonia e lamtumirës do të mbahet në orën 13:00, ku më pas trupi i pajetë do të përcillet për në banesën e fundit, në varrezat e Sharrës.

Zjarr Tv Ad