Emërimi i Ballës si ministër i Brendshëm/ Gazetari i njohur: Nuk e shoh afatgjatë

0
91
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Arsen Rusta ka komentuar ngjarjet e bujshme të kësaj jave, duke nisur nga rrahja brutale e fisit Rraja ndaj dy personave të familjes Maja e deri te shkarkimi i ministrit Bledi Çuçi dhe emërimi i Taulant Ballës në pozicionin e ministrit të Brendshëm.

Gjatë intervistës, Rusta është shprehur se i vetmi minister që ka arritur të plotësojë mandatin ka qenë Saimir Tahiri, ndërsa deklaron se nuk e sheh Ballën si një ministër afatgjatë.

Rusta tha se Bledi Çuçi bëri aq sa mundi, por ai nuk ka qenë personi i duhur për punën e strukturës së policisë.

“Në mendimin tim i vetmi që ka thyer mallkimin apo ka kaluar vijën ndarëse mes marrjes më qafë dhe bërjes së një karriere politike, ka qenë Saimir Tahiri. Gjithë të tjerët e kanë lënë përgjysmë mandatin. Dikush 6 muaj, 1 vit, 2 vjet. Por mandate të plota vetëm ai ka pasur, nuk e di se çfarë do të ndodhë me Taulant Ballën nuk e shikoj një ministër afatgjatë.

Bledi Çuçi në vlerësimin tim për anën menaxheriale për anan politikëbërëse mund të ketë qenë në rregull, por nga ana e terrenit nga ana e interesave ose e mbajtjes në punë të strukturës së policisë për afro 10 mijë trupa nuk ka qenë i duhuri”, tha gazetari Arsen Rusta.

Zjarr Tv Ad