Nderim “Heroit”/Banorët: Peticion Kryeprokurores…

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

O Danjel, o hero, gjithë unaza ty të do”, kështu ka nisur edhe protesta pasditen e djeshme në Unazën e Re, ku qindra banorë brohorisnin për Danjeli Drobaj, 18-vjeçarin i cili akuzohet se gjymtoi efektiven e policisë. Ata i bënë thirrje kryeprokurores Arta Markut që të bëjë drejtësi për këta fëmijë, pasi u ndëshkuan dhe u dhunuan nga policia, vetëm se po mbronin banesat e tyre. Kështu është shprehur një banorë në protestë mbrëmë.

Danjeli është një fëmijë vetëm 18 vjeç, por policia kriminale i kishte thyer gishtat e dorës. Turp, turp, turp! I bëj thirrje kryeprokurores, që të bëjë drejtësi për ata fëmijë që janë të pafajshëm, që po mbrojnë folenë e tyre. I bëj thirrje qeverisë, që për 40 milionë euro, po flakë 2 mijë banorë, po flakë ato dallëndyshet tona që kemi nëpër shtëpi. Kurrën e kurrës nuk ka për t’ia arritur këtij qëllimi. Shtëpitë tona do t’i mbrojmë me gjak”, ndërsa njëzëri protestuesit brohorisnin: “Danjel, t’i je hero, gjithë unaza ty të do”. Po ashtu, protestuesit e revoltuar i bënë thirrje qytetarëve të Unazës së Madhe, që të mos mashtrohen nga premtimet boshe të grupeve të ARRS-së, të cilat drejtohen me urdhrat e Afrim Qendros dhe Edi Ramës, pasi kanë qëllim për të përçarë këta banore, dhe se nuk kanë asnjë lekë për t’ju ofruar, asgjë në këmbim. “Kam një thirrje për të gjithë banorët e Unazës së Re: ju lutem shumë, mos pranoni grupet e ARRSH-së nëpër shtëpi. Mos ua hapni dyert, janë grupe të mashtrimit! Sot kishin ardhur të shoqëruar me qindra policë. Mos ua hapni dyert. Vetëm tradhtarët e kauzës tonë hapin dyert për njerëz të tillë. Ato grupe kanë qëllim për të na përçarë. Asnjë lekë nuk kanë Afrim Qëndro dhe Edvin Rama për t’i dhënë askujt. Prandaj mos u mashtroni”, tha një tjetër banor i Unazës së Madhe. Së fundmi, njëri prej 11 protestuesit e arrestuar gjatë fjalës së tij, tha se është e kotë që t’i bëjmë thirrje kryeministrit apo kryebashkiakut Veliaj për ndihmë, pasi ata nuk e duan popullin e tyre, por e urrejnë dhe e diskriminojnë atë. “Unë jam njëri prej 11 të arrestuarve. Nuk besoj se ka kohë për të folur për politikë. Është një moment, që të gjithë e dimë që nesër familja do të dalë në rrugë. Është shumë e thjeshtë: Më mirë t’i nxjerrim familjet në rrugë, para se të na nxjerrin. Unë nuk e di, sesi njerëzit i bëjnë thirrje një kryebashkiaku, që mbjellë urrejtje për popullin, nga jugu apo nga veriu. Nuk e di, sesi një kryeministër i thotë popullit, se ju nxjerr në rrugë familjarisht, dhe nuk iu jap asnjë kokërr leku. Kjo është një masakër, që bëhet ditën për diell”.

Peticioni Kryeprokurores

Banorët që preken nga projekti i ‘Unazës së Madhe’ nënshkruan dje, gjatë protestës një peticion për t’ia dërguar kryeprokurores Arta Marku dhe Presidentit Ilir Meta. Ata shprehen të shqetësuar për vendimin që ka marrë bashkia dhe qeveria në lidhje me fatin e këtyre banorëve, prandaj shumë të tensionuar i bënë thirrje që të ndërpresë punimet në këtë aks rrugë, ku prekën ndërtesat dhe bizneset e tyre. Po ashtu mësohet se banorët në peticionin e tyre kanë kërkuar lirimin e personave të arrestuar gjatë protestës që ndodhi para Kuvendit. Banorët edhe dje, në ditën e 23 të protestës kanë kundërshtuar projektin për ndërtimin e Unazës së Madhe, duke bllokuar edhe rrugën.

Zjarr Tv Ad