Ndryshime në qeveri? Rama mbledh sot Asamblenë Kombëtare

0
82
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pasditen e sotme në Tiranë do të mblidhet Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste. Takimi do të nisë në orën 17.30.

Fjalën në këtë takim do ta mbajë edhe kryeministri dhe drejtuesi i PS, Edi Rama. Pritet që kreu i qeverisë të flasë për arritjen dhe fitoren në zgjedhjet e 14 majit.

Po ashtu burime për media bëjnë me dije se do të vendoset edhe kreu i grupit paralmentar të PS, post të cilin e mbante Taulant Balla deri në momentin që u emërua ministër i Brendshëm.

Pas mbledhjes së Asamblesë, më datat 28-29 korrik, Rama do të zhvillojë një takim pune me të gjithë ministrat. Takimi do mbahet në Tepelenë dhe ministrat pritet të raportojnë për punën e bërë deri më tani.

Është thënë se pritet që pas këtyre takimeve të ketë ndryshime në qeveri, por edhe të drejtuesve politikë në qytete. Mbetet për të parë se çfarë ndryshimesh do të bëjë kryeministri.

Zjarr Tv Ad