Në 18:30 “Rama ik!”, nisen autobuset nga Berati, Lezha e Shkodra

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mbështetësit e PD-se nga rrethet po vijnë drejt Tiranës për tiu bashkuar protestës para Kryeministrisë në orën 18:30 të pasdites së sotme. Gazetarët e RTV Ora informojnë se autobusë apo makina private me mbështetës janë nisur nga Shkodra, Berati por dhe Lezha.

Vendimi për mbajtjen e të pestës protestë kombëtare radhazi erdhi pas një mbledhje urgjente të mbajtur nga strukturat drejtuese të PD-së dhe aleatët mesnatën e të shtunës.

Partia Demokratike dhe aleatët e saj opozitarë i kanë ftuar qytetarët sot në një tjetër protestë kombëtare “për Shqipërinë si Europa”, por ndryshe nga manifestinet e tjera antiqeveritare, ky i sotmi do të jetë një marshim proteste.

Qytetarët janë ftuar në këtë marshim proteste për mbrojtjen e demokracisë dhe shkëputjes së politikës nga krimi, si garanci për zgjedhje të lira e të ndershme dhe qeverisje të përgjegjshne qe punon për mirëqenien e qytetarëve.

Në këtë protestë mungon Sekretari Organizativ i PD, Sait Dollapi, i cili po merr trajtim intensiv në spital nga plagët e rënda të dhunës. Sait Dollapi ka qenë në çdo protestë pikë kontakti për policinë, siç e kërkon ligji, ndërsa sonte do të jetë Sekretari i Burimeve Njerëzore Ervin Minarolli.

Në njoftimin që PD i ka dërguar policisë për marshimin e protestës, u ka kërkuar punonjësve të policisë së shtetit të mos bëhen pjesë e provokimeve dhe dhunës së paligjshme kundër qytetarëve.

 

Zjarr Tv Ad