Në 2017 dhe sot/ Si Fatmir Xhafaj përgënjeshtron veten për Sorrosin

0
9
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 

Ish-kreu komisionit të Reformës në Drejtësi dhe ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, është shprehur për herë të parë lidhur me akuzat se Fondacioni Soros ka ndërhyrë në hartimin e Reformës në Drejtësi.

Ai e cilësoi përrallë ballkanike këtë gjë ndërsa shtoi se ku fondacion ka dhënë një ndihmesë të rëndësishme për shoqërinë civile. Xhafaj e bëri deklaratën e mëposhtme në emisionin ‘Java’ në RTSH.

‘Përrallë ose paranojë ballkanike. Unë dhe gjithë familja ime nuk kemi përfituar ndonjë bursë nga Fondacioni Soros. Ky fondacion ka dhënë një kontribut të veçantë ndër vite për ngritjen e shoqërisë civile.

Po ashtu ka dhënë kontribut në arsimimin e të rinjve dhe të rejave jashtë vendit nëpërmjet bursave, dhe për këtë ka meritë. Në rastin konkret është komplet një trillim. Zyra në Tiranë nuk ka asnjë rresht të shkruar apo të ndikuar prej tyre dhe të marrë prej nesh. E para sepse ekspertët nuk vinin nga Sorosi por nga Ministria e Drejtësisë, nga Gjykatat, vinin nga avokatia shqiptare.

Fondacioni ka pasur vetëm një njeri që ka qenë përfaqësues, ka qenë Kristaq Traja i cili ishte kryetar bordi i Fondacionit. Dhe ky fondacion ka një meritë sepse ka bërë një pjesë të financimit të procesit si amerikanët dhe europianët. Këtu fillon dhe mbaron ndërhyrja e Fondacionit te Reforma në Drejtësi’, tha Xhafaj.

Ajo që mbase ka harruar Xhafaj dhe vlen t’ia kujtojmë është një deklaratë e tij në janar të vitit 2017.

Asokohe, Xhafaj deklaronte: ‘Një falënderim mirënjohjeje dua t’i shpreh Fondacionit Shoqëria e hapur për Shqipërinë – Soros, Andit dhe ekipit të tij të palodhur për suportin e fortë teknik e financiar, përcaktues për ecurinë e mbarë të procesit dhe padyshim nismëtar për nevojën për një projekt ndryshimesh kushtetuese në vend’,-është shprehur Xhafaj.

Madje dhe përfaqësuesi kryesor i ekipit shqiptar në Komisionin e Venecias, Kristaq Traja, rezulton si i dërguar ekskluziv i këtij fondacioni pranë grupit të reformës.

Reforma në drejtësi është konceptuar, organizuar dhe zbatuar nga Fondacioni ‘Soros’. Një paketë me mijëra e-maile dhe dokumente të brendshme të këtij fondacioni u publikuan në muajt Gusht-Shtator 2016.

Këto dokumente zbuluan se rrjeti ‘Soros’ kishte hartuar një strategji të detajuar mbi reformën në drejtësi në Shqipëri dhe strategjia ishte gati që prej vitit 2013. /Hashtag.al

 

Zjarr Tv Ad