Në ekran dhe larg kostumit të politikanit, kush është deputeti që do të marrë pjesë në “Dancing with the Stars”?

0
132
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi do ta shohim në një eksperiencë të re, “të zhveshur” nga kostumi i politikanit. Burime “Vip Magazine” bëjnë të ditur se deputeti demokrat ka pranuar që të jetë pjesë e edicionit të dytë të spektaklit të kërcimit “Dancing with the Stars”.

Ky spektakël do të drejtohet nga moderatorja Bora Zemani dhe pritet të nisë muajin e ardhshëm. Disa nga emrat që janë përfolur deri tani për t’u bërë pjesë e tij janë: Sarah Berisha, Sara Karaj, Efi Dhedhes, Enxhi Nasufi, si dhe Eni Shehu.

Kujtojmë se vitin e kaluar fituese e spekaklit të kërcimit u shpall Sara Hoxha e cila shoqërohej nga balerini Luixhino Hala.

Zjarr Tv Ad