‘Po lini kokrrën e namit’, Dudushi debat të fortë me Salianjin: Po i luteni Ramës ‘aman ik’

0
59
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ndryshimet në qeverinë Rama kanë ndezur edhe studiot televizive. Gazetari Alban Dudushi është përplasur me Ervin Salianjin në “Çim Peka LIVE” këtë të hënë.

Të ftuar ishin analistët Alban Dudushi, Baton Haxhiu dhe deputeti Ervin Salianji. Ervin Salianji ndërhyri dhe kundërshtoi në një moment komentin e Dudushit.

Dudushi e etiketon Ramën si njeriu orkestër, që di të luaj mirë të gjithë veglat, këshu që për të ndryshimet në qeveri nuk përbëjnë risi. Mirëpo, Salianji është përgjigjur me ironi duke thënë se Rama i bie vetëm fyellit dhe vetëm në një vrimë.

Dudushi: Problemi është se opozita po ‘i bie fyellit në një vrimë’ dhe ky është problem shumë i madh.

Salianji: Rama ka marrëdhënie me fyellin jo ne, se vetë the që Rama i bie veglave muzikore.

Dudushi: Nuk e di pse të ra mendja te fyelli…

Salianji: Ne këtu po flasim për korrupsion masiv, dhe korrupsioni nuk ka ndodhur në një vend administrate, por ka ndodhur në projekte ku Rama i ka vendosur fytyrën e tij, Rama ka vendosur fytyrën te koncesionet, te sterilizimet, te check up-et.

Dudushi: Dhe Rama do vazhdojë ta mbrojë deri në fund, në idenë e politikës që ka. Korrupsioni po ndodhi, do të kapen njerëzit që e bëjnë. Kaq është historia.

Salianji: Në cdo vend të botës së qytetëruar kur ka skandale jepet dorëheqja. Ndërsa këtu kryeministri del e bilbilos gjithë kohës dhe bën sikur vendos emra që nuk kanë asnjë kontribut. A pe ti ndonjë analizë pse vjen njëri, e pse ikën tjetri? Se si ministrat e Ramës rrinë aty të trembur.

Dudushi: Shko e anëtarësohu në Partinë Socialiste dhe ik ngjalle debatin aty brenda. Halli që kam unë me ju është se keni që në 2013 që po i luteni Ramës ‘aman ik’. Ju nuk e hiqni dot Edi Ramën, por po i luteni atij. Po lini kokrrën e namit se nuk jeni të zot ta hiqni.

Zjarr Tv Ad