Hahaha! Operacion plastik qeverisë, nuk ka fytyrë t’u thotë hajnave të vet ‘Boll’

0
96
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Ylli Manjani.

Me sa shoh, e gjithë analiza publike nuk e ha operacionin plastik të qeverisë. Nuk ecën më propaganda. Thuajse të gjithë bien dakord se Rama bëri dje një vetdenoncim të keqqeverisjes së tij.

Zaten, kur kryeministri predikon moral si Reshat Bardhi, qartësisht tregon se nuk ka kryer detyrën. Flet tjetri në asamblenë e partisë sikur po flet në teqe…

Asnjë projekt, asnjë ide, asnjë fjalë për ndërtim të sistemit. Vetëm “vetë e keni fajin” apo “mos vidhni”…

Le pastaj me anulimin e ideve që ka shkarravitur vetë tash 10 vjet me ndërtimet në bregdet.

Po që “s’do lërë dy gurë bashkë që SPAK të jetë i pavarur”?!

Ha ha ha ha ha!

I besueshëm, apo jo?! Po kur iu tha: Iu dorëzoj e s’më skuqet faqja?! Qershia mbi tortën e dështimit ishte deklarata se tenderat do t’i bëjë Inteligjenca Artificiale!!! Ha ha ha ha ha ha!

Domethënë Bosi nuk e ndalon dot vetë as korrupsionin, as klientelizmin. Nuk ka fytyrë t’u thotë hajnave të vet boll!

Do ta bëjë Inteligjenca Artificiale!!! A thua se njerëzia këtu ka votuar Inteligjencën Artificiale e jo Edi Ramën!

Qesharak! Dështak dhe i papërgjegjshëm!

Zjarr Tv Ad