Në Itali regjistrohen 1616 raste të reja dhe 10 viktima: Izraeli drejt mbylljes totale për dy javë/ 80 viktima Covid në Francë

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në 24 orët e fundit në Rusi janë regjistruar 5,504 raste të reja me Covid-19 dhe 102 persona kanë vdekur nga sëmundja.

Qendra kombëtare e operacioneve antikoronavirus raporton se numri i përgjithshëm i personave të identifikuar pozitivë është rritur në 1,051,874 kurse totali i viktimavë ka shkuar në 18,365.

Rastet e Covid-19 vazhdojnë të rriten në Ukrainë.

Në 24 orët e fundit ka patur 3.144 infeksione të reja, numri më i lartë i raportuar në një ditë të vetme që nga fillimi i pandemisë.

Rastet e konstatuara deri më tani në ish-republikën Sovjetike janë gjithsej 148.756.

Sipas të dhënave zyrtare, vdekjet e shkaktuara nga virusi Sars-Cov-2 janë gjithsej 3,076, nga të cilat 53 gjatë ditës së fundit.

Franca ka regjistruar sot 9406 raste të reja infeksioni Covid dhe 80 viktima.

Sipas autoriteteve shëndetësore, numri i përgjithshëm i të identifikuave pozitivë me Covid është rriturr në 363 350 kurse totali i viktimave ka shkuar në 30 893

Kryeministri francez, Jean Castex, duke paraqitur dispozitat e reja kundër koronavirusit në Paris, tha se në 42 departamente është shpallur gjendja e alarmit të kuq, pasi aty virusi po qarkullon në mënyrë aktive.

Kryeministri tha gjithashtu se u kishte kërkuar prefektëve të përfshirë të zonat e kuqe të shpallnin “masa të reja plotësuese deri të hënën”, për të tentuar frenimin e koronavirusit

Gjithashtu autoritetet shëndetësore vendosën të reduktojnw në 7 ditë kohën e karantinimit

Dje Presidenti Macron tha se në ditët në vazhdim do të ndërmerren vendime të vështira për të përballuar situatën e emrgjencës shëndetësore dhe frenuar përhapjen e virusit, por nuk është momenti për të krijuar panik.

Jean-François Delfraissy, president i Këshillit Shkencor për emergjencën shëndetësore të shkaktuar nga koronavirusi tha se niveli e epidemisë Covid-19 në Francë është “shqetësuese”, veçanërisht në rajonin Provence-Alpes-Côte d’Azur.

Britania e Madhe regjistroi gjatë 24 orëve të fundit 3539 raste të reja infeksioni dhe 6 viktima.

Totali i të prekurve nga Covid është 361 677 kurse numri i përgjithshëm i atyre që kanë humbur jetën që nga fillimi i pandemisë është 41 614

Zjarr Tv Ad