Nga Gent Strazimri/
Gjyqtarja Olldashi nuk është në konflikt interesi me asnjë pronar toke apo ndërtues, përfshi edhe Abi Malltezin, në lidhje me çdo apartament që mund të ketë blerë kudo ku ka dashur!
Komisioni i Vettingut, e ka çertifikuar për të vazhduar detyrën, pikërisht se gjyqtarja Olldashi nuk ka përfituar nga asnjë favorizim, kësisoj nuk ka asnjë arsye që t’i jetë borxhli asnjë ndërtuesi a pronari toke, përfshi edhe Abi Malltezin.
Gjyqtarja Irena Gjoka (Maneku) PO!
Ajo është në konflikt interesi direkt me personat në hetim por edhe e padenjë për shkelje të ligjit për Vettingun….
(1) Ajo është shkarkuar në 1996 nga Sali Berisha për korrupsion, dhe (2) këtë fakt ia ka fshehur Komisionit të Vettingut!!!
Në këto rrethana, fakti që SPAK nuk kërkon përjashtimin e gjyqtares Gjoka-Maneku, por të gjyqtares Olldashi, vetëm se nxjerr në pah hallin e madh që ka, për shkak të montimit të dobët të akuzave ndaj Abi Malltezi dhe Sali Berishës!
* SPAK nuk ka asnjë shqetësim për ekzistencën e “konfliktit të interesit” mes gjyqtarëve, njësoj si “Partia”…
* SPAK kërkon thjesht garancinë që gjyqtari apo gjyqtarja do vazhdojë të zbatojë agendën politike kundër liderit të opozitës… njësoj si “Partia”…
* SPAK kërkon garancinë që gjyqtari apo gjyqtarja do vazhdojë të shkelë ligjin duke mos parë provat, Vendimet e Gjykatës së Strasburgut apo ligjin penal shqipëtar… njësoj si “Partia”…
PSE?
Sepse “dosja” 200 faqe e akuzës nuk përmban asnjë element të shkeljes së ligjit por Abi Malltezi duhet të mbetet i burgosur, ashtu sikurse Sali Berisha duhet të mbetet “nën hetim” për të përligjur “non gratën”, e cila vetë është vendosur pa as edhe një provë a fakt…
KAQ!
SPAK YOU