Nëna e vajzës së vrarë nga babai në Greqi, kërkon të kryhet ekzaminimi mjeko-ligjor

0
114
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Vazhdojnë hetimet lidhur me ngjarjen e rëndë të Korfuzit, ku një baba shqiptar vrau dhe varrosi në oborrin pas shtëpisë vajzën e tij 28-vjeçare, pasi ishte kundër lidhjes së saj me një të ri nga Afganistani.

Nëna e 28-vjeçares, Xhezmije Hoxhallari, ka kërkuar një ekzaminim të mëtejshëm mjeko-ligjor për të hetuar nëse para vrasjes ndaj të bijës janë kryer marrëdhënie seksuale.

Kërkesa e saj i është bërë e ditur prokurorisë nga avokati i saj.

28-vjeçarja Anxhela Petro humbi jetën pasi u qëllua shtatë herë në kokë me një hekur nga i ati i saj. Në seancën e parë në gjyq, Aleko pranoi krimin duke kërkuar një dënim shembullor për vrasjen e të bijës.

Ngjarja e rënde tronditi opinionin grek dhe atë shqiptar për shkak të makabritetit të këtij krimi. Babai e kishte groposur trupin e vajzës në kopshtin e banesës.

Zjarr Tv Ad