“Nëse doni të shkatërroni një vend, s’ka nevojë për bombë, por godisni arsimin”, nxënësit e kolegjit “Mehmet Akif” thirrje nga protesta: Anuloni vendimin e padrejtë!

0
59
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nxënës të kolegjit “Mehmet Akif” janë ngritur sot në shenjë proteste kundër vendimit të qeverisë për mbylljen e shkollës. Me pankarta në duar me parulla kundër qeverisë, nxënësit pohuan se në 3 minuta që është marrë vendimi nga Ministria e Arsimit, janë shkatërruar 3 vite sukses.

Kur marrim ne medalje nëpër botë, krenoheni me ne kolegjistët. Nëse doni të shkatërroni një vend, nuk është e nevojshme bomba, por të shkatërroni arsimin. Kështu na erdhi si bombë ky lajm. Dje i dhatë goditje fatale arsimit. Sot jemi më të vendosura se kurrë, ne nuk dorëzohemi. Shkollën s’mund të na e merrni. Anuloni vendimin kundër shkollës “Mehmet Akif.”, tha një prej nxënësve protestuese.

Zjarr Tv Ad