Nëse qan kur sheh një film, do të thotë se je i fortë emocionalisht

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjatë gjithë jetës sonë, jemi munduar që të mos e japim veten me të qara në publik pasi mund të merret si dobësi. Megjithatë, e qara është mënyra e natyrshme e trupit tonë për t’iu përgjigjur dhimbjes, trishtimit dhe gëzimit të fortë.

Por disa njerëz duket se nuk janë në gjendje të mbajnë lotët e tyre kur ndodhen në kinema ose në teatër dhe shpesh konsiderohen të jenë emocionalisht të dobët.

Sipas “Healthyfoodhouse” të qash gjatë filmave do të thotë që jeni të përulur. Empatia është një aftësi që ju lejon të kuptoni se si ndjehet një person në bazë të asaj që ju dini ose situatën që po përjetoni apo sjelljen që keni.

Të qash gjatë filmave do të thotë që keni aftësinë të lidheni me gjendjen emocionale të një personi tjetër, i cili po përjeton në bazë të situatës dhe shprehjeve të fytyrës gjendjen e tij.

Zjarr Tv Ad