Nesër opozita e Berishës proteston para Gjykatës së Lartë, Flamur Noka zbulon detaje: Ja çfarë do të ndodhë nëse “vula” i jepet Bashës

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e nesërme opozita e Sali Berishës ka paralajmëruar një protestë në orën 9:00 para Gjykatës së Lartë, ku do të jepet edhe vendimi për “vulën” e Partisë Demokratike.

Deputeti i PD, Flamur tregoi disa detaje nga protesta, ndërsa tha se nëse “vula” do t’i jepet Bashës, aksioni opozitar do të intensifikohet edhe më shumë.

Përballja e vetme, tha ai është përballja dhe mosbindja civile deri në gjunjëzimin e këtij regjimi.

“Nesër do protestojnë në orën 9 para Gjykatës së Lartë. Gjykatat politike të regjimit autokratik prej dy vitesh ja kanë lënë vulën paligjshmërisht me urdhër politik të Edi Ramës.

Në rast se regjimi do vazhdojë me urdhra politik për të mbajtur peng apo të rrëmbyer simbolet tona, ne do ta përshkallëzojmë përsëri betejën tonë dhe asgjë nuk do na ndalojë në këtë rrugë. Rruga jonë është pa kthim, përballje dhe mosbindje civile deri në gjunjëzimin e këtij regjimi.

Ne kemi vendos mosbindjen civile. Ka tre muaj që mos bindja civile është demonstruar në Parlament. Tani mosbindja civile po zbret në bazë. Këto reagim, protestat janë fillimet e mosbindjes civile. Se kur do protestojmë para SPAK do ta përcaktojmë, por nëse do protestojmë para xhelatëve të tokës së pushkatimit të identitetit të PD. Dekretin e pushkatimit e ka firmosur Rama. Por a do mund ta pushkatojnë? Të jenë të sigurt që jo. Nëse është një nga ditët që ne do tregojmë që nuk mund ta na rrëmbejnë identitetin tonë”, tha Flamur Noka për News24.

Zjarr Tv Ad