Nesho: Siguria kombëtare në rrezik! Qeveria e lidhur me organizata kriminale, Rama i zhytur në afera korruptive

0
99
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Diplomati Agim Nesho komentoi në edicionin në Syri Tv sulmin kibernetik nga Irani. Sipas diplomatit, regjimit të Ramës i nevojitet një sulm i tillë ndërsa shtoi se ai është i lidhur me bandat kriminale dhe është përfshirë në afera të mëdha korruptive, si ajo e inceneratorëve, shitja e Portit të Durrësit dhe investitorët e huaj të paidentifikuar.

Nesho tha se qeveria po vijon bashkëpunimin me Serbinë e cila kërkon të reflektojë politikat ruse në Ballkan ndërsa shtoi se kryeministri Edi Rama kërkon një unitet për të ndalur protestat e paralajmëruara nga opozita, e cila ngrihet kundër grabitjeve qeveritare.

Sulmet e inteligjencës iraniane kanë qenë prezente për një kohë të gjatë në të gjitha format e tyre. Këtë e kemi parë edhe nga letra që kongresmenët amerikanë flisnin për një sulm raketor ndaj kësaj popullsie ku mund të kishte dëm kolateral, banorët e Shqipërisë, punonjësit me shtetësi të ndryshme, kryesisht amerikanë që mund të dëmtoheshin.

Sulmi kibernetik ishte rasti më flagrant që ndodhi duke prekur infrastrukturat informatike të institucioneve të shtetit. Rast pa precedent, si në sulmet e vazhdueshme kibernetike, ashtu edhe reagimit të Shqipërisë që preu marrëdhëniet diplomatike me Iranin menjëherë. Sot Washington Post thoshte se dhe në të drejtën ndërkombëtare ky është rasti i parë historik ku një vend ndërpret marrëdhëniet diplomatike me një vend tjetër nga sulmet kibernetike.

Irani do i japë drone Rusisë për të sulmuar Ukrainën. Irani sponsorizon terrorizmin dhe sulmet ndaj Shqipërisë janë të dënueshme dhe veprimet tona janë të drejta. Zakonisht, regjimet, si regjimi i Ramës sot i cili moralisht është plotësisht i dështuar, regjim i lidhur me organizata të krimit që bashkëpunon me politikën, skandale shekullore, inceneratorët, shitja e Portit të Durrësit, por edhe me pjesëmarrjen e investitorëve të paidentifikuar në kompani guackë, duke abuzuar me pasurinë publike të shtetit.

Ramës në këto momente i nevojitet një sulm i tillë. Pyetje shtrohet, a e pranon Rama me qejf të futet mes politikës së të mëdhenjve të frontit perëndimor? Nga ana tjetër, kush janë interesat e Ramës në këtë sistem të kalbur që do ta mbajë me zor?

Ai kërkon një unitet, ndalimin e protestave që bën opozita me të drejtë për çështje që kanë të bëjnë me themelin e funksionimit të shtetit ligjor dhe vjedhjen e qytetarëve të saj. Ramës i konvenon një politike e tillë për ta quajtur dhe zmadhuar këtë agresion.

Nuk e dimë se brenda kujt skemave është, do doja që Rama ta kuptonte që s’mund të bashkëpunosh me forcat revizioniste as me satelitët e tij siç bën me shumë projekte në Ballkan, me një Serbi që kërkon të reflektojë politikat ruse në Ballkan dhe ky është mësim i madh që duhet të nxjerrë nga kjo ngjarje.

Situata politike, vetë qeveria dhe administrata Biden kërkon një marrëveshje për të riaktivizuar marrëveshjen që kanë 5 fuqitë mbajtëse në Këshillin e Sigurimit të drejtës së vetos në një akord që administrata e Obamës e ka bërë më parë për kufizimin e armëve bërthamore në Iran. Politika amerikane kërkon ta riaktivizojë këtë për të ulur tensionet. Irani po duket si një fuqi që do të destabilizojë këtë rajon.”-deklaroi Nesho.

Zjarr Tv Ad