Ngjarja që tronditi botën përkujtohet sot në masa të shumta sigurie: Kanë kaluar 19 vjet nga sulmi i 11 shtatorit

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kambanat do të bien sërish për të nëntëmbëdhjetën herë në nderim të 2977 viktimave të11 Shtatorit, 19 vite pas sulmit më të madh terrorist në historinë e Amerikës, ndërkohë që vendi përballet me pandeminë e shkaktuar nga Covid-19 . Një minutë heshtje do të mbahet në kohën e saktë kur xhihadistët e Al-Kaidës sulmuan me dy aeroplanë, kullat e Qendrës Botërore të Tregtisë.

Turmat e mëdha të njerëzve nuk do të jenë më të pranishme, përveç spikerve të cilët do të lexojnë edhe njëherë emrat e atyre të cilët humbën jetën në vitin 2001.

Instalacionet me  dezinfektues të duarve  dhe maskat të kujtojnë se pandemia e COVID ndryshon edhe në momentet më solemne.

Familjarët do të mund të jenë të pranishëm në memorial dhe të dëgjojnë emrat e të dashurve të tyre të lexohen me zë të lartë, pasi grupet do të shpërndahen në mënyrë të sigurt në tetë hektarët e sheshit.

Për publikun është përcaktuar që mund të vizitojnë memorialin nga ora 3 pasdite deri në mesnatë, megjithëse autoritetet kanë bërë thirrje kundër turmave .

Zëvendëspresidenti Mike Pence pritet të jetë i pranishëm në ceremonitë përkujtimore që do të mbahen në qytet. Kandidati demokrat Joe Biden dhe gruaja e tij Jill po ashtu edhe presidenti Donald Trump do të vizitojnë Memorialin Kombëtar në orare të ndryshme.

Memoriali do të rihapet pas gjashtë muaj mbyllje dhe ceremonia do të jetë live në internet për një orë e gjysmë.

Zjarr Tv Ad