Ngre armën ndaj kushëririt pas sherrit, pranga 44-vjeçari në Vlorë

0
6
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Vlorës ka arrestuar një 44-vjeçari, i cili pas një sherri për motive të dobëta në fshatin Babicë e Madhe ka tentuar të vrasë me armë gjahu, kushëririn e tij.
“Mbrëmjen e djeshme pas marrjes së informacionit se në fshatin Babicë e Madhe ka konflikt me armë midis dy personave, menjëherë shërbimet e policisë janë afruar në vendin e ngjarjes duke bërë parandalimin e një vrasje të mundshme. Konkretisht në vendin e quajtur “Alikokë” Babicë e Madhe, shtetasi A. S., 44 vjeç, ka tentuar të vrasë me armë gjahu (teke) shtetasin L. S., 46 vjeç, për motive të dobëta (kushërinj me njëri-tjetrin”,- sqaron policia.
Sipas policia i arrestuari A. S akuzohet për veprat penale “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe atyre sportive”.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Zjarr Tv Ad