Nikoll Lesi: Bajram Begaj ruan dinjitetin e shtetit shqiptar, duke mos shkuar në Greqi

0
118
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti dhe botuesi i njohur i “Koha Jonë”, Nikoll Lesi vlerëson vendimin e presidentit Bajram Begaj për të mos marrë pjesë në darkën informale për liderët e Ballkanit Perëndimor, të organizuar nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis.

Begaj ka reaguar dje dhe ka thënë se ka refuzuar ftesën sepse ka agjendë të ngarkuar për të hënën. Por sipas Lesit, ky është një refuzim diplomatik i një ftese që do të sfidonte kryeministrin Edi Rama.

“Më shumë se një ftesë për Bajram Begajn në takimin informal të liderëve të Ballkanit Perëndimor, zgjedhja që ka bërë Micotakis është anashkalim për Edi Ramën. Të dy kryeministrat kanë tentuar të ndërtojnë një marrëdhënie miqësore pak kohë më parë, kur Rama ka vizituar Greqinë dhe kur Micotakis erdhi në Himarë për një takim”, shkruan ai.

Nikoll Lesi thekson se burgosja e Fredi Belerit dhe vendimi për të mos ta lënë të betohet deri në djegien e mandatit, duket se ka shkatërruar urat e komunikimit mes dy kryeministrave, ndaj Mitsotakis ia ka dërguar ftesën presidentit Bajram Begaj.

Dreka informale do të mbahet me rastin e 20-vjetorit të Samitit BE-Ballkani Perëndimor dhe “Deklaratës së Selanikut”. Sipas medias greke, kjo drekë ka si qëllim që kryeministri grek të riafirmojë mbështetjen e Greqisë për perspektivën evropiane të rajonit.

“Mos-vajtja e Presidentit Begaj ka ruajtur fytyrën e shtetit shqiptar përballë Greqisë e cila ka dashur të ftojë Kryetarin e Shtetit për të denigruar kryeministrin. Sido të jetë Begaj ka vepruar mirë dhe korrekt në raport dinjitetin e shtetit”, shkruan botuesi Nikoll Lesi.

Zjarr Tv Ad