Berisha shet Kukësin tek oligarkia!

0
1982
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

NGA AZGAN HAKLAJ

Berisha shet Kukësin tek oligarkia!

Pavarësisht retorikës mashtruese për ta faktorizuar Safet Gjicin tek Rilindja të gjithë e dinë se Gjici u pasurua për shkak të lidhjes së ngushtë që kishte me Shkelzen Berishën, Flamur Nokën dhe njerëz të tjerë që kamuflojnë pasuritë e familjes Berisha.
Mirëpo Safeti duket se më vonë u fuqizua falë lidhjeve me klanin Rama prandaj sipas gjasave pas zonjës së “qenve” qëndron Berisha dhe oligarkia.

Fakti që menjëherë pas linçimit moral e politik të Gjicit në Kukës parashuton një tatimor i panjohur si prefekt e sipas gjasave edhe kandidat i mazhorancës për kryetar bashkie nuk le vend për dilema.

Ky është nipi i oligarkut Kastrati, taksidarit të traut të Kukësit, një i dizenjuar si non grata nga Mbretëria e Bashkuar.
Publikisht dihet se jo vetëm Flamur Noka por dhe eksponentë të tjerë politikë pranë Berishës i kanë “kursimet” e tyre të depozituara tek taksidari Kastrati.

Në këto kushte Berisha refuzon kërkesat demokratët kuksianë për një kandidat të përbashkët, sigurisht për të mos rrezikuar nipin e oligarkut, i cili mund ti këtë dhënë një dorë Shkelzenit tek kulla 64 katëshe.

Mizerabilitet politik.

Pas shpërblimit me kullën 64 katëshe për shitjen e zgjedhjeve të 14-të majit Berisha pret shpërblimin për shitjen e bashkisë së Kukësit.

Demokratët dhe gjithë shqiptarët tashmë e kanë të qartë se Sali Berisha është peng i Ramës.
Jo vetëm Kukësi por mbarë kombi çdo ditë po mësojnë të vertetat e hidhura në dëm të demokracisë të Sali Berishës.
Por vapa përveluese nuk ka mbaruar…!

Zjarr Tv Ad