Nikolla-studentëve: Unë ‘ndrikulla’, e gatshme të marr cdo përgjegjësi

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Studentët kanë të drejtë!” Kështu tha ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla në fjalën e saj në seancën parlamentare, teksa studentët janë mbledhur për të protestuar jashtë godinës së parlamentit.

Duke përmendur disa nga thirrjet kundër saj që nga mesatarja, çantat e shtrenjta dhe thirrjet “Lindita Nikolla dil në bulevard, shkolla është e jona jo biznes privat”, ministrja deklaroi se shkolla është e tyrja, pasi në të kundërt nuk do ishte vënë rregull.

Ajo shtoi se nëse s’do kishte rregull do vijonte të shiteshin diplomat pa vlerë.

“Po unë dal në bulevard për dhimbjen që ndjej për pamundësinë për të rregulluar deri në rrënjë degradimin në sistemin universitar, ndonëse është kryer reformë sistemike në sistemin tonë arsimor”, u shpreh Nikolla.

Ajo shtoi se koha do të flasë dhe se ajo do tregojë të drejtën, teksa i ftoi të rinjtë në dialog.

“Studentët kanë të drejtë. A është problemi i arsimit tonë të lartë çmimi i dijes apo vetë cilësia me të cilën dija jepet? Ligji i ri ka krijuar kushte për një erë të re në arsimin e lartë, por ligji duhet zbatuar dhe kërkon kohë. Sot me studentët në protestë gjithkush ka të drejtë të tregojë gishtin, askush ndoshta nuk do të dëshironte të ishte në vendin tim. Po, studentet kanë të drejtë por ftesa për të zhvilluar një betejë më të vështirë është drejt tyre sot duke parë të vërtetën në sy përmes një dialogu për të transformuar cilësitë”, deklaroi ministrja.

Duke falenderuar kolegët për mbështetjen e dhënë, ministrja tha, “Unë jam e gatshme të marrë përsipër çdo përgjegjësi”

Zjarr Tv Ad