Nis pjesa e dytë, kuqezinjtë shpresojnë te mrekullia

0
8
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Po luhet në Reykjavik takimi mes Islandës dhe Shqipërisë, duel ky i vlefshëm për xhiron e tretë të kualifikueseve të Euro 2020.

Dy skuadra vijnë në këtë duel me 3 pikë, teksa mbajnë vendet 3 dhe 4 në grupin H. Kuqezinjtë mposhtën 3-0 Andorrën në transfertë, teksa ishullorët pësuan “poker” golash nga kampionët në fuqi të Botës.

“Live” te gjithë rastet dhe momentet pikante të ndeshjes  

72′ Tjetër zëvendësim te kuqezinjtë, Xhaka i lë vendin Ndojit

67′ Ndryshime në organikën e Shqipërisë, Basha i lë vendin Kaçes

46′ Nis pjesa e dytë. Kuqezinjtë duan përmbysjen 

45+2′ Mbyllet pjesa e parë:Shqipëria nuk ka mundur që të shmang humbjen në 45 minutëshin e parë ndaj Islandës. Ishullorët arritën që të gjenin fundin e rrjetës në minutën e 22-të.Ishte Gudmundsson që bëri gjithçka vetë në një aksion individual dhe pasi shmangu 2 kundërshtarë mposhti me një goditje të lehtë Etrit Berishën. Reagimi i kuqezinjve nuk mungoi, por nuk kishte raste të mira për të rrezikuar portën kundërshtare.

45′ Akordohen 2 minuta shtesë

32′ Sigurjonsson rrezohet në zonë nga Berisha dhe pretendon për penallti. Madden e ndëshkon me karton të verdhë për stimulim.

27′ Mbrojtja vendase tregohet e pasigurtë. Dermaku tenton të përfitojë, por goditja e tij drejt portës devijohet dhe përfundon në goditje këndi.

22′ Migjen Basha ndëshkohet me karton të verdhë

21 Zhbllokohen shifrat. Kalojnë në avantazh vendasit. Gudmundsson tregohet dinak, kalon gjithë mbrojtjen tonë dhe realizon përballë Berishës.

15′ Kalojnë 15 minuta lojë. Dy skuadrat studiojnë njëra-tjetrën, duke krijuar raste sporadike.

4′ Hysaj merr nje top mjaft te bukur dhe godet direkt me te majten. Nderhyrja e Halldorsson

1′ Nis takimi në Reykjavik, topin e parë e luajnë vendasit

 

Një minutë heshtje për nder të Lennart Johansson

 

Zjarr Tv Ad