Një burrë varet në kullën e Trump/ Donte që të takonte Presidentin amerikan(VIDEO)

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një burrë në SHBA, është xhiruar nga qytetarët i varur me një litar në ndërtesën e “Trump Tower” në Chicago, pasi dëshironte të fliste me presidentin amerikan, Donald Trump.

Departamenti i Policisë së Çikagos, konfirmoi se oficerët i janë përgjigjur raporteve ku një burrë, thuhej se kërcënonte me vetëvrasje. Ai kërkonte që të fliste me presidentin Trump, si dhe me mediat.

Personi me shtetësi aziatike i armatosur me një mjet prerës, kër*cënonte se do ta v-riste veten, në rast se nuk do t’i jepej mundësia të fliste me presidentin amerikan.

Ekipi i policëve SWAT si dhe Njësia Detare, u thirrën në vendin e ngjarjes së bashku edhe me zjarrfikësit dhe policinë. Burri, i cili nuk u identifikua, dukej se ishte në të 20-tat e tij, i cili  pa i varur në ora 5:30 pasdite, duke qëndruar atje për orë të tëra.

Zjarr Tv Ad