Një histori dashurie përtej paragjykimeve

0
77

Ai është 26 vjeç me aftësi të kufizuar dhe i detyruar të qëndrojë në karrike me rrota, ndërsa ajo është 25 vjece. Ajo që i bashkon këtë çift nga SHBA është dashuria e madhe që kanë për njëri tjetrin. Ata nuk janë si të gjithë çiftet e e tjerë, sepse të kujdesesh për partnerin e paralizuar dhe me probleme nuk është aspka e lehtë. Por Hannah Aylward nuk do t’ia dijë për pengesat dhe vështirësitë që duhet të kalojë. Prej tre vjetësh ajo është e lidhur me Shane Burcaw i paralizuar në karrike me rrota. Ata kanë vendosur që historinë e tyre ta bëjnë publike në kanalin e tyre në Youtube, “Squirmy and Grubs”.

“Kur unë dhe Hannah jemi në publik, të huajt mendojnë se jemi motër dhe vëlla, ose që është kujdestarja ime”- tregon Shane, i cili është në karrike me rrota që në moshën 2-vjecare.

Hannah është njohur me Shane duke parë një dokumentar që fliste për të, i cili shkruante libra dhe merrte pjesë në konferenca të ndryshme për njerëzit më aftësi të kufizuar.

“Tek Shane me pëlqente sensi i tij i humorit dhe mënyra si shkruante, por gjithashtu mendova se ishte edhe shumë i bukur”- tregon e dashura e tij, e cila shkoi ta takonte në Pennsylvania, ku ai jetonte më parë.

Pas katër ditë të kaluara së bashku çifti vendosi të niste një histori dashurie. Dhe që prej vitit 2018 ata jetojnë bashkë në Minnesota. Shane dhe Hanna janë shumë të lumtur me njëri tjetrin dhe postojnë shpesh foto në rrjetet sociale.