Një rrugë emërohet “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, kryebashkiaku i New Yorkut i bashkohet festës së shqiptarëve: Janë njerëz punëtorë…

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një rrugë në Bronx të New Yorkut, ku jetojnë shumë shqiptarë, i është vënë emri i heroit kombëtar shqiptar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Kryebashkiaku i New York, Eric Adams ka kaluar një ditë me shqiptarët të cilët jetojnë në Amerikë.

Kryebashkiaku amerikan ka postuar një foto ku shihen disa banorë shqiptar të veshur me rroba tradicionale shqiptare dhe shkruan se ata janë pronarë biznesesh, familje punëtore që mbajnë të gjallë qytetin.

Ai shkruan se është bashkuar me shqiptarët për të festuar për heroin kombëtar shqiptar, Gjergj Kastrioti Skenderbeu.

“Jemi në shtëpinë e komunitetit më të madh shqiptar në Amerikë. Ata janë pronarë biznesesh të vogla, punëtorë të vijës së parë dhe familje punëtorë që e bëjnë qytetin tonë të gjallë. Ishte një nder t’u bashkohesha sot në Shqipërinë e Vogël për të festuar një hero kombëtar shqiptar, Gjergj Kastrioti Skenderbeu” shkruan ai në një postim në twitter.

Zjarr Tv Ad