Një stuhi e fuqishme i merr jetën shqiptarit në Greqi

0
104
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një fermer shqiptar ka humbur jetën në Greqi për shkak të stuhisë “Ianos” që ka përfshirë vendin.

Mediat greke raportojne se njëri nga dy të zhdukurit u gjet i vdekur në Karditsa dhe trupi i viktimës i përkiste një 63-vjeçari me origjinë shqiptare.

Bëhet e ditur se djali i tij po e kërkonte që prej ditës së djeshme, pasi ishte zhdukur për shkak të motit të keq. 63-vjeçari u gjet i vdekur nga ekuipazhet e Brigadës së Zjarrit dhe djali i tij në zonën prapa spitalit të Karditsa.

Kështu, numri i të vdekurve nga moti i keq arrin në dy, ndërsa kërkimet vazhdojnë për 40-vjeçaren e cila u mor apara nga lumi Pamisos në Mouzaki, teksa udhëtonte me makinën e saj.

Stuhia Ianos është përshkruar si uragan mesdhetar dhe deri më tani raportohet për disa persona të humbur.

Zjarr Tv Ad