Një tjetër shtet i bashkohet “Open Ballkan”, e zbulon kryeminstrja serbe Ana Brnabiç

0
75
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministrja serbe Ana Brnabiç ka deklaruar se ftesa për t’u bashkuar me iniciativën “Open Ballkan”  vlen për të gjithë.

Ajo ka bërë me dije se kryeministri i Malit të Zi Zdravko Krivokapiç ka pranuar ftesën për të marrë pjesë në këtë nismë. E pyetur se çfarë kanë biseduar, Brnabiç tha se me homologun malazez ka diskutuar për “Open Ballkan”.

“Krivokapiç më ka dëgjuar me zemër të hapur dhe ka pranuar ftesën për darkë në të cilën do të marrë pjesë edhe kryeministri Edi Rama dhe zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov, që do të vijnë sot në Beograd. Çfarë do të ndodhë më pas është vendim sovran i Malit të Zi”, tha Brnabiç.

Zjarr Tv Ad